Në qytetin e Laçit prej ditësh po punohet për rehabilitimin e ujërave të përroit, i cili kalon përmes qytetit, por hapja e një kanali disa metra të thellë ka shkaktuar problematika pasi pamjet e tregojnë mjaft qartë se si gërryerjet kanë shkuar deri tek themelet e disa objekteve.

Banorët e një pallati 5 katësh e kaluan natën jashtë nga frika se mos pallati do të shembet.

Ata tregojnë se firma po i kryen punimet pa asnjë lloj studimi. Banorët bëjnë me dije se janë ankuar vazhdimisht por asnjë mase nuk është marrë.

15 familje kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme të kësaj situate tepër të vështirë në të cilën ndodhen.

Top Channel