“I merrni, shpëlani trurin e i bëni deputetë 18 vjeç!”, Analisti debat të fortë me Kryemadhin

04/02/2021 22:34

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, ndërsa zgjedhjet e 25 prillit janë pak muaj larg.

Analisti Arion Sulo është përfshirë një debat me kryetaren e LSI-së, ku ka akuzuar Kryemadhin se i marrin të rinjtë dhe i shpëlajnë trurin me teoritë e tyre e më pas i bëjnë deputetë.

Sulo thekson se të rinjtë e LSI-së nuk kanë bërë asgjë për vendin. Kurse Kryemadhi e ka kundërshtuar duke thënë se ata janë studentë ekselentë dhe kanë bërë për vendin.

Debati mes tyre:

Andi Bushati: Ata që ofroni dalin mallra të shitshëm dhe të bleshëm, kur këto përsëriten këtë mendoj që këtë do më ofrojë LSI-ja?!

Monika Kryemadhi: Është më mirë të pastrohesh apo vetë largohesh nga ky lloj mentaliteti. Asnjëri nga ne nuk është pastruar. Pse Floida Kërpaçi çfarë ka qenë, as ministre asgjë vetëm studente e ekselencës, Kejdi Mehmetaj studente ekselence. pse i dogja mandatat, për të krijuar një lloj katarsis. Ilir Meta ka ngrënë e pirë me ta si kam sjellë unë.

Andi Bushati: Askush se beson që juve mendoni ndryshe.

Monika Kryemadhi: Është e vetmja parti që ka prodhuar 5 gjenerata.

Arion Sulo: Juve i merrni i shpëlani trurin e i bëni deputetë 18 vjeç. Kanë bërë gjë këta të rinj?

Monika Kryemadhi: Janë studentë ekselentë kanë bërë për Shqipërinë.

Arion Sulo: Çfarë kanë bërë këta të rinjtë e tu përveç se të kanë dëgjuar ty hyni e dilni nga parlamenti.

Top Channel