Në një zhvillim dramatik, ushtria në Mianmar ka marrë kontrollin e ka arrestuar udhëheqësen de facto të vendit, Aung San Suu Kyi.

Në pranga kanë përfunduar edhe disa politikanë të tjerë. Krerët ushtarakë njoftuan se gjendja e jashtëzakonshme do të shpallet për një vit dhe fuqia do të transferohet. Në kryeqytet, prania ushtarake është shtuar ndjeshëm grushti i shtetit erdhi në mesin e tensioneve në rritje mes qeverisë dhe ushtrisë, për krijuar qeverinë. Ushtria tani thotë se do t`ia dorëzojë pushtetin kreut të saj, Min Aung Hlaing, për shkak të atyre që I quan “mashtrime në zgjedhje”. Shtetet e Bashkuara kanë dënuar puçin, duke thënë se Uashingtoni “kundërshton cdo përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit apo të pengojë tranzicionin demokratik në Mianmar”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje për të lirimin e gjithë zyrtarëve qeveritarë dhe liderëve të shoqërisë civile, duke thënë se SHBA-ja “është me popullin e Burmas në aspiratat e tyre për demokraci, liri, paqe dhe zhvillim. Ushtria duhet të zmbrapset nga këto veprime menjëherë”.  Mianmari, I njohur ndryshe dhe si Burma, ishte drejtuar nga ushtria deri në momentin kur nisën reformat demokratike në 2011-tën. Por pakënaqësia erdhi duke u shtuar pas zgjedhjeve të nëntorit, kur Liga për Demokracinë kombëtare e Suu Kyi fitoi mjaftueshëm vende në parlament për të qeverisur e vetme. Në Australi, Ministrja për Punë të Jashtme, Mari Payne, I beri thirrje ushtrisë “të respektojë sundimin e ligjit, ndërsa zgjidhja e mosmarrëveshjeve të bëhet përmes mekanizmave ligjorë”.

Top Channel