Thyen karantinën gjatë natës dhe kundërshtuan policët, arrestohen dy të rinjtë në Berat

01/02/2021 09:31
Ilustrim

Berat- Dy persona janë arrestuar nga policia e Beratit, për shkak se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Të arrestuari janë A. F., 21 vjeç dhe E. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Këta dy persona, kanë qenë duke qarkulluar në rrugë mbrëmjen e djeshme, gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. F., 21 vjeç dhe E. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar në rrugë mbrëmjen e djeshme, gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel