Në lidhje me vështirësinë  e studentëve, të cilët po zhvillojnë provime e mësim online, kryeministri Edi Rama tha se po rishikohet ky plan.

Ai theksoi se për momentin nuk është zgjidhje për të shkuar në auditore, sepse janë burim covidi, por të zhvillohet online mësimi.

“Edhet studentët i mirëkuptojmë, prandaj po rishikohet situata e provimeve që s’mund të bëhet online. Nëse do flasim për shtrëngim masash këtë e bën Komiteti. Shpresoj mos të vijë fare momenti për të diskutuar mbylljen. Për momentin nuk ka vaksina për stafin e pedagogëve. Studentët nuk mund të bëjnë mësim në auditore sepse janë burim Covidi”, tha Rama.

Top Channel