Pandemia është rënduar/ U shtuan rastet. Po diskutohet shtimi i masave kufizuese

01/02/2021 15:08

Shqipëria hyn në një fazë delikate të epidemisë që ka shkaktuar Covid-19.

Vetëm në tre ditët e fundit janë regjistruar shifrat më të larta që nga dita e parë e shfaqjes së virusit në vendin tonë. Janë rritur ndjeshëm si numrat e të infektuarve çdo 24 orë, ashtu dhe numri i pacientëve që shtrohen në spital dhe që shkojnë në fazë të rëndë të sëmundjes duke rritur edhe numrin e viktimave.

Incidenca javore për 100 mijë banorë e ka kaluar tanimë edhe shifrën e përcaktuar nga vendet e tjera kur situata konsiderohet e qëndrueshme. Përllogariten 209 të infektuar në çdo 100 mijë banorë.

Në spitalet Covid paraqiten në gjendje të rëndë edhe moshat e reja. Ndonëse çdo natë kërkonin trajtim spitalor 30 persona, kjo shifër është dyfishuar.

Ndonëse në situatë kritike, komiteti i ekspertëve nuk ndërmori masa të tjera kufizuese duke kërkuar respektim rigoroz të atyre që janë në fuqi. Ndërkohë që vijojnë të mbeten në fuqi. Ndërkohë që vijojnë të mbeten të bllokuara fluturimet me Anglinë dhe në fund të kësaj jave do të ketë një vendim në lidhje me universitetet.

Top Channel