Lezhë/ Arrestohen tre persona. Njëri prej tyre ishte i dehur dhe përplasi makinën me 4 pasagjerë

01/02/2021 09:29
Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre janë arrestuar pasi po drejtonin në gjendje të dehur.

57-vjeçari pësoi aksident në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës, ku doli nga rruga dhe lëndoi katër pasagjerët që kishte në mjet. Ndërsa një 38-vjecar u kap në aksin rrugor Lezhë – Ishull Lezhë duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

Një tjetër 39-vjeçar u arrestua pasi u kap duke kryer vjedhje në një market të Lezhës.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Gj. H., 57 vjeç, banues në Lezhë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta katër pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet.  

V.Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë – Ishull Lezhë është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin S. Z., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur duke vjedhur disa produkte në një market.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel