“Ka marrë ujë fiziologjik”/ Batuta e Ramës: Në fund ose do besoni që kam prejardhje kreshnikësh, ose vaksina ka funksionuar

01/02/2021 20:24

Kryeministri Edi Rama i është kthyer dhe njëherë dyshimeve dhe debateve se ai nuk e ka marrë në të vërtetë dozën e vaksinës.

Rama: Nuk janë numra që nuk i prisnim, kjo është si një firzamonik, duke u mbyllur virusi nuk ikën por ekspozimi është më i vogël, po mëgjithatë s’mund të rrimë mbyllur. Strategjia është të ecim me kujdes dhe njerëzit të zbatojnë masat e thjeshta.

Dikush më tha pse e mban maskat apo more ujë fiziologjikë, që këtë kemi nevojë ta shkarkojmë nga kokat e analistëve. Unë kam bërë vaksinën dhe do u jap evidencën e antitrupave dhe pastaj duhet të besoni ose që unë kam përbërje prej kreshniku ose që vaksina ka funksionuar. Ndërkohë që fatkeqësisht ka përsëritje të rregullt të shkeljes së masave

Top Channel