Reshjet e dendura të shiut janë shoqëruar edhe me rrufe gjatë natës. Për fat të keq, një banesë në fshatin Neohor, bashkia Finiq, ka marrë djegie të konsiderueshme për shkak se është goditur nga rrufeja.

Mësohet se banesa nuk ka qenë e pajisur me rrufepritëse dhe për këtë arsye ka marrë flakë për shkak të shkarkesës së lartë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit. Nuk raportohet për dëme në njerëz.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA