Shkonte nga Fieri në Lushnjë dhe përndiqte sistematikisht 23-vjeçarin, prangoset 30-vjeçari

31/01/2021 10:19

Një 30 vjeçar, banues në qytetin e Fierit, është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi akuzohet për përndjekjes

Policia njofton se 30-vjeçari A.M. dyshohet se në mënyrë sistematike kishte përndjekur të renë duke shkaktuar tek ajo frikë, gjë që e detyroi të bënte një kallëzim në ambientet e komisariatit të Lushnjes.

Njoftim

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Përndjekja”

Top Channel