Vazhdon dëmtimi i urës së zogut/ Moti i keq po shkatërron këmbët e urës në lumin mat

30/01/2021 19:40

Marrja e inerteve në lumin Mat ka shkaktuar problematika të shumta. Ura me Harqe ose siç të gjithë e njohin ndryshe si Ura e Zogut është dëmtuar.

Njëra këmbë e saj ka rënë më shumë se dy metra kjo nga gërryerja që është bërë në afërsi, të urës  por edhe nga prurjet e shumta që ka pasur lumi Mat gjatë ditëve të fundit, pamjet e tregojnë mjaft qartë se si këmbët e urës kanë dalë në sipërfaqe.

Janë banorët e zonës atë cilët tregojnë dëmin që i është bërë urës nga gërryerjet.

Edhe pse monument kulturë i kategorisë së parë dhe një ndër objektet më të bukura në vendin tonë deri më tani nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e sajë.

Që në momentin që u konstatuan dëmtimet specialistët e monumenteve të kulturës kërkuan ndërhyrje të menjëhershme në të kundërt rrezikohet që lumi ta marrë me vete.

Top Channel