Sarandë – Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë.

Ndonëse u dërgua për trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës, nuk arriti të mbijetonte. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 12:55, në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore  shtetasi L. B., 52 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Top Channel