Pavarësisht goditjes që pësoi turizmi një vit më parë, shpresa për një sezon më të mirë është shtuar te operatorët turistikë në Durrës e Kavajë. Rezervimet e para nga turistët kanë mbërritur, duke hapur dritën jeshile për rimëkëmbjen e këtij sektori jetik për ekonominë e vendit.

 “Ky vit presim të ketë shumë ndryshime, pasi ne funksionojmë me kontrata me të huajt. Shtetet që kanë nisur prenotimet janë kryesisht polakët, gjermanët, norvegjezët, danezët dhe hungarezët. Kanë filluar rezervimet, po pritet dhe vlerësimi i situatës. Kemi rezervime çdo ditë nga pak dhe shpresojmë në një vit të suksesshëm.”

Edhe këtë vit, pandemia pritet të jetë faktor kyç në kontratat mes agjencive të huaja turistike dhe hoteleve të shumta përgjatë Adriatikut, përfshirë dhe ndikimin te çmimet për pushuesit.

Nëse do të vijojë si vjet, do të ketë anulim të kontratave ose ndryshim të kushteve të kontratës. Ekziston mundësia që nga kontratë me garanci të bëhet me “allotment”, sa klientë vijnë aq do të pranojmë dhe ne si hotel. Vjet i përshtatëm çmimet me shqiptarët dhe kanë qenë shumë të mira.”

Sezonin e kaluar ishin pushuesit vendas që e shpëtuan turizmin në Shqipëri, po dhe këtë vit pritet që shqiptarët nga Kosova dhe Maqedoni e Veriut t’i kalojnë pushimet buzë Adriatikut.

 “Mendoj se do të jetë sezon i mirë. Përveç të huajve do të kemi dhe shqiptarë të interesuar. Për hotelet përtej pandemisë, kjo periudhë ka qenë një mundësi shumë e mirë për të njohur vendin tonë.”

Top Channel