Grabitje me pistoletë lodër në Tiranë, autori kërcënon një person dhe i merr…

30/01/2021 14:13
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona që akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit Xh. Sh., 21 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nën presionin e një pistolete loder i ka marrë telefonin shtetasit H. P. Gjatë kontrollit fizik u gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. A., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.54 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel