Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës. Një 24-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një pemë në stanin ku punonte.

Forcat blu bëjnë me dije se nuk ka shenja dhune në trupin e tij ndërsa po punohet për të mësuar përse kreu aktin tragjik.

“Rreth orës 11:00, në malin e Sopikut, Sarandë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në stanin ku punonte shtetasi F. R., 24 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Top Channel