Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dendura duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat jugore dhe veriperëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë, kurse në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të theksuar, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 11°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të theksuar ku do të variojnë: në zonat malore nga -4°C në 01°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 04°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.
Top Channel