E moshuara përjeton tmerrin, 18-vjeçari dhe një e mitur e dhunojnë që t’i vjedhin banesën

29/01/2021 09:10
Foto ilustruese

Dy të rinj kanë dhunuar një të moshuar për t’i vjedhur banesën.

18-vjeçari dhe një 16-vjeçarja gjatë ditës së djeshme, në lagjen “18 Tetori” në Lushnje kanë hyrë në banesën e L. Z., 64 vjeçe dhe i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë.

Më pas e kanë dhunuar dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar. Të rinjtë janë kapur nga forcat blu dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Lushnjë

Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord, identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët.  Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare. Gjatë ditës së djeshme, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve:  J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Top Channel