“Unë e di sa ke marrë ti…”/ Debat mes Ndrecës dhe Gjekmarkajt: Rri, mos e kthe në personale

28/01/2021 22:17

Mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel u fol për betejën elektorale në 12 qarqe. Të ftuar në studio janë Plarent Ndreca, Iris Luarasi, Enton Abilekaj dhe Agron Gjekmarkaj.

Një debat të ashpër pati mes Plarent Ndrecës dhe Agron Gjekmarkaj.

“Rri se unë e di shumë mirë sa vota ke marrë ti, e di shumë mirë sa ke marrë kështu që mos e kthe në personale,” i tha Gjekamarkaj.

“S’po e marr personale fare, i bie që unë të bëj ty bilancin elektoral kjo është ideja?,” iu kthye Ndreca.

Sipas analistit Plarent Ndreca nga radhët e PD-së si drejtues qarku, figura më e fortë elektorale është Xhelal Mëziu në qarkun e Dibrës.

Ndërsa për analistin Agron Gjekmarkaj, figura më e fortë si drejtues qarku në zgjedhjet e 25 prillit në radhët e PD-së është Mark Marku në Lezhë.

Top Channel