Përse u infektua Pipero? Ekspertët shpjegojnë arsyen se si virusi u shfaq pas vaksinimit

28/01/2021 19:58

Infektimi i Doktor Pëllumb Piperos nuk mund të vejë në dyshim as cilësinë e vaksinës dhe as sigurinë e saj.

Në ISHP garantojnë se vaksina ka mbërritur në kushte të sigurta dhe po kështu është ruajtur sipas protokolleve të përcaktuara nga kompania Pfizer.

Ekspertët e ISHP thonë se pas dozës së parë të vaksinës mund të infektohesh, por ndërkohë rasti Pipero është për t’u studiuar.

Mikrobiologia Blerta Kika thotë se ekzistojnë dy mundësi për infektimin e Dr. Piperos.

Por, mikrobiologia shkon më tej kur vë theksin se duhet të respektojmë masat anti-Covid në mënyrë strikte pasi sipas saj ndoshta në vitin 2022 do të mund të jemi pak të lirë karshi virusit

Top Channel