Beteja politike në Durrës/ Abilekaj: 7 mandate është maksimumi për PS; Luarasi: Paloka dhe Duka japin siguri për PD-në

28/01/2021 23:02

Në Open në Top Channel po diskutohet për betejat politike ne qarqe ku panelistët po bëjnë analizat për secilin qark.

Për sa i përket qarkut të Durrësit, gazetari Enton Abilekaj tha se në qarkun e Durrësit mundësia më e mirë do të jetë një barazim 7 me 7, kjo pasi në Durrës qeveria ka një bilanc negative.

“PS ka një bilanc negative në Durrës. Por afrimi i Lefter Kokës do i japë një dorë të mirë votash PS. Lefter Koka ka drejtuar fushatën në Durrës të LSI. Mendoj se LSI në Durrës mbetet mrapa”- tha Abileka.

Ndërkohë Iris Luarasi vlerësoi pozitivisht drejtuesin politik të PD për Durrsin, Edi Palokën duke thënë se afrimi se është një figurë e konsoliduar politike.

“Zoti Paloka është një figurë e konsoliduar politike. Në fushatë duhet de karizma gjë që zoti Paloka e ka. Po ashtu në listë është edhe Agron Duka që ka shumë vota në Durrës”- tha Luarasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA