Mbi 1,400 viktima nga tërmetet në Venezuelë, familjet kërkojnë me dëshpërim të mbijetuarit nën rrënoja Aktori Elliot Page dhe koreografja Emma Portner, kanë vendosur të divorcohen pasi tre vitesh martesë.
“Pas shumë reflektimi kemi vendosur të ndërmarrim vendimin e vështirë të divorcit pas ndarjes verën e shkuar”, tha çifti kanadez në një deklaratë. “Ne kemi respektin maksimal për njëri tjetrin dhe mbetemi miq të mirë”, thanë ata pa shtuar detaje të tjera. Page, 33 vjeç, aktor i nominuar për çmim oskar, u shfaq hapur si transgjinor në 2020. Ai vendim u prit mirë nga shumë fansa dhe kolegë aktorë. I njohur më parë si Ellen Page, ai tha në atë kohë se ishte diçka e jashtëzakonshme që më në fund mund ta donte veten për atë që ishte në të vërtetë. Ai po ashtu shfrytëzoi rastin edhe për të dënuar diskriminimin kundrejt trans seksualëve. Page u lëvdua jo pak pas rolit të një mësueseje shtatzënë në filmin e 2007 Juno. Të tjerë filma të njohur të tij janë Inception dhe seria X-Men, ndërsa aktori është shfaqur së fundmi në serinë e Netflix, “The Umbrella Academy”. Portner, 26-vjeçare, ka thënë se ajo e kishte mbështetur gjithnjë vendimin e Page për tu deklaruar si transgjinore.
Top Channel