Meta dekreton blerjen e vaksinave, thirrje qeverisë për ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurta

27/01/2021 15:05

Presidenti Ilir Meta dekretoi Aktin Normativ e miratuar nga Parlamenti që lejon qeverinë  të negociojë me prodhuesit e vaksinës Anti Covid-19, dhe ta blejë atë.

Ky ligj parashikon që negociatat dhe blerja të zhvillohen e vaksinave të anti Covid. Më herët qeveria kishte arritur një marrëveshje prej 500 mijë dozash nga kompania amerikane Pfizer. Por Presidenti nuk ka lënë ka thënë fjalën e tij në miratimin e akteve normative. Ai i jep qeverisë disa porosi.

“Presidenti i Republikës, i bën thirrje Qeverisë, që nëpërmjet një plani të qartë dhe efikas të angazhohet seriozisht me të gjitha burimet, për mbulimin e nevojave të popullsisë për vaksinim, brenda një kohe sa më të shkurtër dhe përmes një protokolli shëndetësor të sigurtë, që garanton ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurtë, me qëllim efektivitetin e saj.”

Vaksina e porositur nga Pfizer duhet të kishte mbërritur në javën e tretë të muajit janar. Por kompania amerikane ka shtyrë dorëzimin e vaksinave në të gjithë Europën. Arsyeja është plotësimi i sasive të nevojshme dhe krijimi i impianteve të reja të prodhimit.  Megjithatë burimet i thanë Top Channel një ditë më parë se sasia e parë prej 10.700 dozash do të mbërrijë shumë shpejt. Ndërkohë qeveria është duke vijuar bisedimet me një tjetër kompani prodhuese të vaksinave. Kryeministri Rama tha se qeveria është në bisedime intensive edhe me kompaninë AstraZeneca e cila prodhon vaksinën e shpikur nga Universiteti i Oksfordit.

Top Channel