Izolohet Lepusha në Malësinë e Madhe, në fshatin turistik mbi 1 metër dëborë! Qytetarët apel për ndihmë

27/01/2021 11:53

Fshati turistik Lepushë në Malësinë e Madhe vijon të jetë i izoluar nga dëbora. Situata është përkeqësuar pas reshjeve të fundit të dëborës, ku trashësia ka arritur në më shumë se 1 metër.

Ndërkohë banorët janë totalisht të izoluar ndërsa një fadromë që ishte për hapjen e rrugës, nuk funksionon pasi pretendohet se nuk ka karburant.

Banorët kanë bërë thirrje që të ndërhyhet pasi nuk kanë asnjë komunikim me zonat e tjera.

Top Channel