Infektimi i Piperos/ Mjeku zbulon studimin e Izraelit: Sa është mundësia për t’u infektuar nëse marrim vetëm një dozë të vaksinës

27/01/2021 21:52

Infektimi i mjekut Pëllumb Pipero me COVID, disa ditë pasi ishte vaksinuar ndajj COVID ka ngjallur shumë diskutim në Shqipëri.

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, duke iu referuar disa të dhënave zyrtare në Izrael, tha se mundësia e infektimit për ata që kanë marrë vetëm një dozë është 33%.

Izraeli ka vaksinuar gjysmën e popullatës, 6.6% janë infektuar pas dozës së parë, tha Alihmehmeti, ndërsa shtoi se rastet e infektimve pas dozës së dytë ishin minimale, vetëm 84 të infektuar.

“Sa herë që përdoret fjala sekret, do ketë teori konspiracionit dhe që nuk mund të hidhen poshtë. Izraeli ka vaksinuar gjysmën e popullatës, 6.6% janë infektuar pas dozës së parë, nga të cilët, pas dozës së dytë vetëm 84 të infektuar. Kjo është e dhënë nga burime zyrtare të Izraelit. Efektiviteti i një doze të vetme është 33%, por mund të jetë edhe më poshtë. Mundësitë e infektimit janë edhe pas dy dozave, prandaj nuk janë 100% efektive. Vaksina e Pfizër është 94% efektive.”, tha Alihmehmeti në Top Channel.

Top Channel