Një biznesmen është qëlluar për vdekje në mes të Prishtinës ndërsa edhe më të rëndë e bën ngjarjen fakti që i dyshuari kryesor për aktin e rëndë është vetë babai i tij.

Ky i fundit tashmë arrestuar dhe i është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje tragjike që shokoi kryeqytetin kosovar, ndërsa mediat kosovare raportojnë se ai vetë ka njoftuar policinë duke thënë: e vrava djalin.

Albert Krasniqi ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por i kishin dhënë fund martesës pas disa krizave në të shkuarën.

Mësohet se ata kanë një vajzë. Burime për Indeksonline bënë të ditur se viktima ka pasur probleme familjare dhe se ikishte kërcënuar të afërmit e tij prej disa ditësh në mënyrë që t`i plotësonin kushtet që ai kërkonte.

I ati, pas kryerjes së aktit, e ka njoftuar vetë policinë. Alberti dhe babai i tij konsideron si afaristë të njohur në vend. Albert Krasniqi ka pasur dhe një konflikt disa vjeçar me këngëtarin Noizy, i cili kulmoi me një përleshje të armatosur në qendër të Prishtinës, por u mbyll në gjykatë ku shpallën pajtimin.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA