Dëbora në Valbonë, ARRSH i bën thirrje drejtuesve që të zbatojnë rregullat

27/01/2021 14:50

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje drejtuesve që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë të gjitha rregullat në aksin e Valbonës.

E gjithë zona është përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa po vijon puna për pastrimin e rrugës që kalon në një prej terreneve më të vështira malore.

Për këtë arsye, drejtuesit duhet të mos bëjnë manovra shpejtësie apo të bëjnë parakalime të shpejta dhe të gabuara sepse mund të përfundojë në tragjedi për shkak të ngricave në rrugë.

“Në aksin e Valbonës aktualisht punohet për zgjerimin e rrugës dhe përmirësimin e mëtejshëm të situatës nga bora, për të siguruar kushte sa më optimale për qarkullimin e mjeteve, pavarësisht se rruga kalon në një nga terrenet më të vështira malore.

Gjithsesi ju lutemi të zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe të lëvizni me kujdes”, njofton ARRSH.

Top Channel