Veliaj dhe Rama inspektojnë punimet në 8 konvitet e reja në Kamzë: Kushte moderne për studentët, do përdoren edhe si qendra komunitare

26/01/2021 17:11

Në kuadër të programit të Rindërtimit pas tërmetit të 29 nëntorit të 2019, kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Arben Ahmetaj, inspektuan punimet në 8 konviktet e reja në Kodër-Kamzë me një kapacitet për 2200 studentë.

Këto godina do të përdoren si konvikte, por edhe si qendra komunitare që të shfrytëzohen nga qytetarët e zonës.

“Deri në verë përfundojnë karabinatë, mandej do shfrytëzojmë muajt e verës që te jene gati në tetor. Disa nga zyrat e UBT-së do t’i sjellim te konviktet, po ashtu të shërbejnë edhe si qendra komunitare. Do punojmë shume me infrastrukturën, në mënyrë që e gjithë kjo zone mes Tiranës dhe Kamzës të bëhet një nga zonat urbane më cilësore”, tha Veliaj.

8 konviktet e reja që po rindërtohen janë pjesë e Paktit të Universitetit. Godinat do të jenë moderne, me standarde europiane, do kenë ambientet e ngrënies, fjetjes dhe studimit dhe janë konceptuar që të përdoren edhe si qendër komunitare.

Bashkia Tiranës ndërkohë ka filluar punën me dy godina te Mjekësia dhe një godinë në Qytetin e Studentit.

Top Channel