Tenton të largohet drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari i dënuar për vjedhje

26/01/2021 14:39
Foto ilustruese

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar sot teksa përpiqej të largohej nga Shqipëria.

Shtetasi me iniciale E.N. është dënuar me tre muaj burg për vjedhje në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Arrestimi ka ndodhur në bashkëpunim me policinë kufitare Kakavijë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. N., 19 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Top Channel