Open/ Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar deri tani

26/01/2021 21:58

Vaksinat e premtuara nga Pfizer nuk kanë ardhur akoma ku pritej që vaksinat të vinin në javën e tretë të janarit.

I ftuar në Open në Top Channel, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se janë rreth 600 persona personel mjekësor që kanë marrë dozën e parë.

Sa personel mjekësor janë vaksinuar deri tani?

‘Deri tani kanë marrë dozën e parë 600 persona personal mjekësor. Për sa i përket vonesës së vaksinës kjo po ndodh në të gjithë botën. Pfizer ka bërë deklaratë që do të rinovojë teknologjinë e prodhimit të vaksinave dhe për këtë fillimisht do të ketë një ulje të dozës së prodhimit.

Kjo deklaratë ka qenë që para 1-2 muajsh. Ka qenë e pritshme kjo vonesë që po ndodh në të gjithë botën. Nuk mund të bëhet krahasimi me Greqinë dhe Kroacinë sepse ata janë vende të Bashkimit Europian.’- tha Brataj.

Top Channel