Një farmaci është grabitur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba” në kryeqytet, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorit. Në akset aty pranë janë ngritur pika të shumta kontrolli.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.
Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel