Evakuohen banorë pranë urës/ Vjosa doli gjatë natës, sot po ulet niveli i ujit

26/01/2021 15:51

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëmet e para në toka bujqësore ne fshatin Çerven para se të ulej niveli i ujit këtë mëngjes.

Në fshat ende nuk janë larguar ujërat nga përmbytja e dy javëve më parë. Si pasojë e daljes nga shtrati gjatë natës të lumit Vjose, janë përmbytur 36 ha tokë bujqësore, e mbjellë kryesisht me jonxhe dhe agrume.

Pranë urë së Mifolit gjatë natës niveli i Vjosës shkoi deri ne 7.50 metra. Në fshatin Fitore për shkak të prurjeve të shumta që ka pasur Vjosa janë evakuar 10 familje dhe është përmbytur një baxho .

Edhe niveli i lumit Shkumbin është rritur ndjeshëm. Lumi ka dalë nga shtrati në disa zona  duke përmbytur disa hektarë tokë. Zonat ku uji ka dalë me shume ne sipërfaqe është ajo pranë urës së Rrogozhinës si dhe në disa zona të Cermës.

 

 

Top Channel