Elbasan/ Probleme në aksin Librazhd-Steblevë, pa energji elektrike disa familje

26/01/2021 17:50
Aksi rrugor nacional Librazhd-Steblevë

Në Elbasan kanë vazhduar reshjet e shiut në gjithë qarkun. Në akset rrugore ka pasur prani gurësh e inertesh, por në sasira më të vogla se sa në orët e mëngjesit.

Në aksin rrugor nacional Librazhd-Steblevë në km 5, ka një cedim të fortë të trupit të rrugës, dhe kalimi i mjeteve po realizohet në njërin krah të rrugës.

Gjithashtu në këtë aks ka prani të dëborës nga Luniku në Steblevë ku trashësia ka arritur 40 cm. Aksi është i kalueshëm.

Në furnizimin me energji elektrike,është jashtë pune një kabinë në Nj.A Zavaline, një në Nj.A Orenje dhe disa familje ne Nj.A Polis ne Bashkinë Librazhd.

Top Channel