Vllaznia bëri një hap fals duke barazuar 0-0 me Kastriotin në ‘Loro Boriçi’. Hapi fals i Vllaznisë u pasua sot nga barazimi mes Partizanit dhe Teutës.
Analisti i sportit, Redi Jupi dhe vlerësime maksimale për Kastriotin, ndërkohë theksoi se Vllaznia nuk ishte në ditën e saj më të mirë.
“Kastrioti nuk është një ekip i lehtë për tu mundur. Kastrioti është vetëm 2 pikë larg Tiranës. Përballë Kastriotit do lënë pikë edhe ekipet e tjera. Ka një mënyrë specifikë të luajturi. Provuan disa herë ta vinin në rrezik Vllazninë, shpesh edhe në limite.
Natyrisht ia lehtësoi edhe Vllaznia që nuk ishte në ditën e saj më të mirë. Dilaver nuk ishte në formën e duhur. Futbollisti brazilian që u fut nuk tregoi aq sa pritej”- tha Redi Jupi.
Top Channel