Bllokohet rruga si pasojë e shkarjes së dherave në aksin rrugor Fier Ballsh. Si pasojë e reshjeve të shumta te kthesa e Visokës, rreth orës 02.00 një pjesë e dheut ka shkarë duke bllokuar një pjesë të rrugës.

Automjetet qëndronin në pritje për të kaluar, pasi vetëm njëra anë e rrugës ishte e kalueshme.

Forcat e policisë që ndodheshin ne vendngjarje orientuan automjetet pasi kalohej me vështirësi.

Punonjësit e ndërmarrjes së rrugës dhe zjarrfikësit po punojnë për largimin e dherave, pastrimin dhe larjen e rrugës. Pikërisht në këtë vend ka patur edhe disa vite më parë shkarje të dheut.

Top Channel