Reshjet e dendura të shiut/ Sarandë, apelohet për kujdes! Në disa rrugë ka rrëshkitje dherash

25/01/2021 09:01

Rikthimi i reshjeve të dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë problematika në disa zona në vend.

Kështu sa i përket zonës së Sarandës njoftohet se ka problematika në disa akse:

Ne segmentin Ura e Kranese – Syri i Kalter po punohet me mjete dhe njerez per pastrimin e plote te dherave. Rruga eshte e hapur per qarkullimin. Ne segmentin Lukove – Bunec ka renie dherash ne rruge. Aty kalohet vetem ne nje korsi.

Ne segmentin Piqeras- Borsh ka renie dherash ne kënete. Rreshkitja e Borshit vazhdon te jete aktive. Nje pjese e murit eshte shkeputur, por levizja e mjeteve vazhdon te behet tek korsia e mbetur. Segmentet e tjera rrugore pervec disa zhavorishteve, nuk kane probleme.

Si pasoje e shirave me intesitet shume te larte, rreshkitja tek Nimfa eshte agravuar edhe me shume. Siç e dini ketu jane mare masat e nevojshme per vendosjen e sinjalistikes. Ka patur gjithashtu, dalje inertesh nga rruget dytesore dhe po punohet per pastrimin e tyre.

Top Channel