Reshjet e dendura të shiut/ Drejtori i KESH: Shkarkimet me minimum, nuk ndikon në zonën e nën Shkodrës

25/01/2021 18:20

Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Benet Beci njofton se në këto ditë me reshje të shumta shiu KESH po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.

“Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës”, shkruan Beci, në një njoftim.

Beci thekson se situata po menaxhohet duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas.

Njoftimi i plotë:

Korporta Elektroenergjitike Shqipëtare po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.
Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.
Nivelet e liqeneve janë:
• HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)
• HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)
• HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)
KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas. Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

Top Channel