Prurjet e shumta të reshjeve, përmbytet përsëri pazari i gjësë së gjallë pranë Urës së Mifolit

25/01/2021 12:41

Prurjet e shumta të reshjeve të së dielës kanë rritur nivelin e Vjosës duke përmbytur përsëri Pazarin e gjësë së gjallë pranë Urës së Mifolit.

Aktualisht niveli i Vjosës është 6m e 70 cm, ndërsa piku shënohet në 7 e 50.Për kreun e Njësisë administrative Novoselë, Kanan Shakaj situata është në kontroll dhe banorët e fshatrave pranë janë lajmëruar për kujdes dhe gatishmëri.

Por nëse reshjet do të vijojnë niveli i Vjosës do të rrezikojë banesat dhe tokat në zonë.

Ndërkohë banorët janë të frikësuar dhe presin në ankth situatën , çdo të ndodhë me nivelin e Vjosës.

Ndërsa një banor tjetër nga Ferrasi i Fierit edhe pse ka frikë nga përmbytjet e sheh Vjosën e fryrë si një mundësi të përshtatshme për peshkim.Edhe pse duket se situata është në monitorim reshjet e pritshme mund të penalizojnë si banorët në shtëpitë e tyre ashtu dhe sipërfaqe të tokave në këtë zonë.

Top Channel