Reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës kanë sjellë përmbytje tokash dhe izolim të disa shtëpive në qarkun e Durrësit. 12 shtëpi në lagjen ”Erzen” të Shijakut ndodhen nën pushtetin e ujit nga dalja nga shtrati e lumit Erzen. 

”Me tmerr e kemi kaluar. Nuk dinim asgjë. Vetëm kur na erdhi uji në shtëpi. Kemi dalë me rrobat që veshim. Asgjë tjetër.”

Një banore e Shijakut e ka kaluar natën jashtë dhe nuk e di se kur do të mund të kthehet në banesë. Të tjerë e kaluan në makina, ndërsa disa familje janë izoluar në katet e sipërme të shtëpive të tyre.

Përmbytje tokash bujqësore dhe disa banesash ka dhe në fshatrat e Sukthit në Durrës, si dhe në Bubq të Krujës. Reshjet kanë pushuar prej orësh, por niveli i ujit nuk është tërhequr. Hapja e digave të rezervuarëve vazhdon ta mbajë të lartë nivelin e ujit.

 

Top Channel