Përgjimet e Ndraghetës/ Gjata në ‘Open’: Ishin bindëse, SPAK të hetojë! Çupi: Një zarf që nuk ka asnjë çështje

25/01/2021 21:27

Në emisionin Open në Top Channel, ditën e sotme është diskutuar mbi personat e implikuar në përgjimet e antimafias në Italia mbi Ndragehtën,

Sipas analistit Clirim Gjata përgjimet e Italisë janë bindëse dhe implikojnë drejtpërdrejtë krerët e shtetit në Shqipëri.

Por i një mendimi ndryshe është analisti Frrok Cupi, i cili ka thënë se në këto përgjime nuk ka asgjë konkrete.

Clirim Gjata: Ata nuk e dinin se po përgjoheshin për ti bërë keq politikanëve shqiptar. Kur përgjohet dikush nuk e di. Vetë mënyra e të folurit dhe kodi i fjalëve. Personazhet janë po ato që rrotullohen. Në këtë mazhorancë kanë hyrë e dalë këto personazhe. Shefa policie, kryetari i Bashkisë, kryeministri. Pikërisht me këto kanë lidhje. Absolutisht që janë bindëse. Spak duhet të bëje më tepër. Kemi bërë sa shumë denoncime. Nuk ka lëvizur Spak. tani është prova e zjarrit.

Frrok Cupi: Një popull që edhe tre budallëqet e italianëve ti marrim si shkencë. Është një zarf që nuk ka cështje. Duhet të ketë një cështje për një kauz. Duhet të kesh njerëz për të thënë je fajtor nuk ka njerëz nuk ka dëme dhe nuk ka shifra. Duhet të kesh akuzues po nuk ka dhe nuk ka të akuzuar. Nuk ekziston. Është një kulm i një cështje që një shoqëri e përmirësuar duhet t;i japë fund. Sapo thonë një fjalë në Itali. Kto janë bishta të mafias. Ashtu po thuhet. Nuk janë kreu i mafias.  I vetmi person është Ilir Kulla këshilltari i Presidentit. Por si mund ta akuzosh atë vetëm nga që tha ai një gjë. Është e pamundur. Ne kapim një gjë. Me ata emra mburren ata. Do të takoj me këtë do të takoj me atë. Këto janë tërësisht gjëra që tja fusësh me dhunë publikut në Shqipëri. Të ngresh kauza politike mbi zero. Politikanët po punojnë me njerëz që nuk bëjnë pyetje dhe nuk duan me dit është apo jo e vërtetë, po e shkatërrojnë opinionin publik.

Top Channel