Gjirokastër/ Tjetër rrëshqitje gjatë natës tek pallati 5-katësh në lagjen “Punëtori”

25/01/2021 09:53

Reshjet e një nate më parë kanë shkaktuar sërish probleme pranë pallatit 5-katësh në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër i njohur tashmë prej ngjarjes së tre viteve më parë ku këtu u shënua një rrëshqitje masive shumë pranë pallatit.

Për këtë territor asnjëherë nuk është marrë një masë siç është premtuar. Ka një projekt që u realizua pas një vletësimi të gjeologëve por që ende nuk ka marrë financim, ndërsa 15 familjet që jetojnë këtu kërkojnë zgjidhje emergjente pasi edhe situata duket se është emergjente.

Më herët aty kanë shkuar për të monitoruar situatën autoritetet vendore dhe një ekip inxhinierësh nga bashkia. Situata sipas tyre nuk vlerësohet e rrezikshme sepse në rrafshin e rrëshqitjes gjenden vetëm pjesë sipërfaqësore të shtufit megjithatë banorët pretendojnë për një rrezik të lartë pasi rrëshqitja po avancon dita-ditës.

Top Channel