Dhunë në familje e tapë në makinë, tre të arrestuar në Fier gjatë 24 orëve

25/01/2021 11:24
Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Fierit

Një 47-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së pajisur me urdhër mbrojtje.

Autori S. Gj., 47 vjeç dhunoi D. Gj., 32 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj tij. Personi Xh. D., 25 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Lushnjë, u arrestua pasi në Ardenicë u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip ”Ford”.
A. P., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Fier-Patos, duke drejtuar mjetin tip “Kamioçin-ATP“, ka aksidentuar shtetasin A. L., 46 vjeç, dhe është larguar nga vëndi i ngjarjes.

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin S. Gj., 47 vjeç, banues në Levan pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D. Gj., 32 vjeçe, e cila ishte e paisur me urdhër mbrojtje ndaj tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. D., 25 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Lushnjë, pasi në Ardenicë u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar në gjëndje të dehur automjetin tip ”Ford”. A. P., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Fier-Patos, duke drejtuar mjetin tip “Kamioçin-ATP“, ka aksidentuar shtetasin A. L., 46 vjeç, dhe është larguar nga vëndi i ngjarjes. Shtetasi A. L pasi mori ndihmën e parë mjeksore në spitalin e Fierit, u largua për në banesë. Sot rreth orës 01:15, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnje, ka marrë flakë automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetases B. Sh., i cili ishte i parkuar pranë pallatit. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndijë elektrike në motorrin e automjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit M. A., 28 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi ka bërë kallzim babai i tij se djali (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) është larguar nga banesa më datë 23.01.2021 dhe nuk është kthyer më.

Top Channel