Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 27-vjeçarit shqiptar, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme me 5 plumba në Greqi.
Top Channel mëson se ekzekutimi është kryer për një sasi droge, e cila nuk ishte paguar nga viktima, i identifikuar si Mario Metaj. Policia greke ka bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili dyshohet të jetë një shtetas nga Fieri.
Ngjarja ka ndodhur bë zonën e kryqëzimit Kourtesis, në Patras për shkak të përplasjes mes bandave shqiptare.
Viktima ishte duke lëvizur me automjetin e tij kur një makinë tjetër i preu rrugën duke shkaktuar aksidentin. Më pas autorët që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Ai është transportuar për në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të vrasjes, ndërsa mësohet se janë vënë në kërkim të autorëve që hapën zjarr ndaj 27-vjeçarit shqiptar.
Përplasja e bandave shqiptare në Greqi po bëhet problem për policinë greke. Para disa ditësh, në Athinë u vra Edmond Llangozi ndërsa në atentat mbetën të plagosur rëndë djemtë e tij Mihal dhe Anxhelo Llangozi. Për këtë vrasje u tha se shkaku ishte një borxh financiar prej 600 euro që familja e të ndjerit i kishte autorit me origjinë shqiptare.
Top Channel