Detajet+foto/ Kush është shqiptari i ekzekutuar me 5 plumba në Greqi, zbulohet arsyeja e krimit

25/01/2021 21:33

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 27-vjeçarit shqiptar, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme me 5 plumba në Greqi.

Top Channel mëson se ekzekutimi është kryer për një sasi droge, e cila nuk ishte paguar nga viktima, i identifikuar si Mario Metaj. Policia greke ka bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili dyshohet të jetë një shtetas nga Fieri.

Ngjarja ka ndodhur bë zonën e kryqëzimit Kourtesis, në Patras për shkak të përplasjes mes bandave shqiptare.

Viktima ishte duke lëvizur me automjetin e tij kur një makinë tjetër i preu rrugën duke shkaktuar aksidentin. Më pas autorët që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Ai është transportuar për në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të vrasjes, ndërsa mësohet se janë vënë në kërkim të autorëve që hapën zjarr ndaj 27-vjeçarit shqiptar.

Përplasja e bandave shqiptare në Greqi po bëhet problem për policinë greke. Para disa ditësh, në Athinë u vra Edmond Llangozi ndërsa në atentat mbetën të plagosur rëndë djemtë e tij Mihal dhe Anxhelo Llangozi. Për këtë vrasje u tha se shkaku ishte një borxh financiar prej 600 euro që familja e të ndjerit i kishte autorit me origjinë shqiptare.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel