Aksident në rrugën Memaliaj-Tepelenë/ Drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

25/01/2021 12:29
Foto ilustruese

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, paraditen e sotme, ku për pasojë drejtuesi i njërit prej mjeteve është plagosur rëndë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10 në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë.

Shtetasi me iniciale L.M., 35 vjeç, që drejtonte mjetin tip “Benz”, është përplasur me kamionin tip “Skoda”, me drejtues 37-vjeçarin me iniciale Nj.A. 35-vjeçari është plagosur rëndë dhe po merr trajtimin në spitalin rajonal Gjirokastër.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.01.2021, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, mjeti tip  “Benz” me drejtues shtetasin L. M.,  rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A., rreth 37 vjeç, banues në Dibër.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L. M., i cili është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel