“Zonë problematike sa herë që ka reshje”/ Moti i keq, ARRSH: Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, shoferët të bëjnë kujdes

24/01/2021 19:59

ARRSH njofton se si pasojë e reshjeve të shiut ka rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, saktësisht afër Murashit.

Sipas njoftimit zyrtar, kontraktori i mirëmbajtjes ndodhet në terren por drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes.

“Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje.
Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete e punëtorë  për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet.
Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel