Rikonstruktohet nënstacioni elektrik i Librazhdit, investim 1.5 mln dollarë

24/01/2021 12:37

Librazhd – Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i Nënstacionit Elektrik Librazhd, nga i cili furnizohen 45 mijë banorë.

Në këtë nënstacion është vendosur një transformator i teknologjisë së lartë, prodhim amerikan🇺🇸 me kapacitet 110/20KV 40-50 MVA, i cili përballon plotësisht nevojat e Librazhdit dhe ka një garanci 40 vjeçare pune.

Vlera e investimit të OSHEE është 1.5 milionë dollarë duke garantuar nivel të mirë dhe stabël tensioni sipas standardeve të Bashkimit Europian🇦🇱🇪🇺 Nënstacioni i vjetër ishte ndërtuar në vitin 1967.

Top Channel