Paralajmërime për përmbytje/ Bashkia Vlorë thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet me automjete në…

24/01/2021 21:02

Moti i keq me reshje të dendura shiu është rikthyer sërish dhe këtë javën që vjen do të jetë dominues thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Bashkia e Vlorës ka marrë masat për të njoftuar të gjithë qytetarët që të shmangin të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Po ashtu qytetarëve u është kërkuar që për çdo nevojë urgjente të kontaktojnë me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës.

Njoftimi i plotë:

Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju  luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë  të jemi të kujdesshëm.

Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës.

Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!

Top Channel