Finalja e shumëpritur e Beauty-t shpall fituesit. Ja kush janë ata …

24/01/2021 23:10

Për sezonin e dytë rradhazi Beauty arrin suksesin e merituar. Pas shumë javës transmetim Beauty arrin në fundin e rrugëtimit të tij. Nën autorësinë e Argjirsa Spancës dhe nën drejtimin e Fjoralba Ponarit kjo rubrikë ka hyrë padiskutim në zemrat e publikut. Sfidat e produksionit dhe realizimet spektakolare të konkurentëve e kanë vendosur Beauty-n në piedestal.

Në një finale gala, mbërritën në total 6 konkurentë, përkatësisht Anxhi, Xhoni dhe Malvina nga Make Up dhe Sedmiri, Valentina dhe Ermelao nga Parukeria.

Trofeun e Make Up e ka rrëmbyer Xhoni, ndërsa trofeu i Parukerisë ka shkuar në duart e Ermelaos. Të gjithë konkurenët kishin krijuar fansat dhe dashamirësit e tyre por duket se në fund kanë arritur të gëzojnë vetëm ato të Xhonit dhe Ermelaos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA