Bulqizë, shqetësim parkimi i makinave/ Bllokojnë hyrjet e pallateve, pengojnë ambulancat dhe zjarrfikëset

24/01/2021 12:16

Mungesa e sinjalistikës në rrugët e qytetit të Bulqizës është kthyer në një problem serioz për banoret e lagjes Gjeologu.

Nga parkimi i mjeteve në të dy anët e rrugës atyre u bllokohet hyrja e pallateve, por jo vetëm. Kjo situate bllokon edhe punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërimit për pastrimin e kazanave të mbeturinave.

Banorët shprehen se parkimi i makinave në të dyja anët e rrugës jo vetëm që është i gabuar, por është kthyer në burim aksidenti, ndërsa bllokon ambulacat dhe zjarrëfikëset.

“Jemi detyruar te vendosim  vete ne rruge mjete primitive per te shmangur aksidentet,pasi bashkia nuk merr asnje mase per qarkullimin e rrugeve dytesore….” thotë një banor.

Top Channel