Aksident në aksin Elbasan- Peqin/ automjetet përplasen ‘kokë më kokë’, një i plagosur

24/01/2021 20:50

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku ka mbetur i plagosur një person.

Policia njofton se një mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues nga shtetasin V. R., 37 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan, mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues nga shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik.
Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel